Eksperienca e pasur në industrinë e naftës dhe gazit, por edhe cilësia e shërbimeve që ofrojmë ka arritur të marrë besimin e klientëve më të mëdhenj të sektorit. Me qindra depozita për magazinimin e naftës dhe derivateve të saj, por edhe të enëve nën presion për ndarjen e gazrave, të cilat janë prodhuar dhe montuar nga APM, përbëjnë sot infrastrukturën e rëndësishme të kompanive naftë nxjerrëse në Shqipëri.