APM Industrial Construction

APM sh.p.k u themelua në Janar të 2012. Si pjesë përbërëse e ALB-STAR GRUP, APM sh.p.k ka trashëguar një eksperiencë të pasur në fushën e ndërtimeve industriale. APM sh.p.k. e ka fokusuar aktivitetin e saj kryesisht në:

  1. Ndërtimet e depozitave të karburanteve, gazit dhe ujit.
  2. Ndërtimin e impianteve të magazinimit të hidrokarbureve, tubacioneve të naftës ,gazit dhe avullit.
  3. Ndërtimin e impianteve të shkëmbyesve të nxehtësisë dhe kaldajave industriale.
  4. Ndërtimin e linjave me dhe pa presion të transportit të naftës, gazit dhe ujit.
  5. Prodhimin dhe montimin e paisjeve të ndryshme me dhe pa presion si dhe konstruksione metalike.

Teknologjia e avancuar që aplikohet nga APM sh.p.k ka çuar në krijimin e një grupi të gjerë specialistesh dhe inxhinierësh të përkushtuar që sot përbëjnë zemrën e kompanisë. APM sh.p.k zotëron kapacitetet e mjaftueshme Tekniko-Inxhinierike për projektimin dhe ndërtimin me cilësi të lartë të projekteve industriale. Cilësi dhe Siguri janë motivi kryesor i punës tonë.